“Ja kam dhanë besën asaj, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë”, babai rrëfen bisedën me Sokol Halilin

news
Advertisement

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.

Advertisement

Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë thotë se s’ka pranuar diçka të tillë.

“Më tha pe shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja bab tha stë marr ty. Thash pa mu smunesh me shku. Tha bab unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje.

Para se ta vriste vetën, dorasi i Hamide Magashit, Sokol Halili ka lënë një letër pas, shkruan Insajderi.

Ai ka konfirmuar se vrasjen e gruas dhe fëmijës së tyre e ka bërë me vetëdije. Ai sot nuk pranoi t`i dorëzohej policisë për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe foshnjës në bark. Ai bëri vetëvrasje.

Sokol Haliti në një shkrim që tanimë është bërë publik edhe për mediat, flet edhe për një marrëveshje të cilën sipas tij ia kishte ofruar e ndjera.

Viktima sipas dorasit i kishte thënë atij se edhe para mund ti jap vetëm të ia lë fëmijën asaj, në të kundërtën do ta qonte në gjykatë.

Sipas tij ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje.

“Kur më pat thënë sa jemi kanë bashkë lema fëmijën të paguajë sa dush pare veç me ma lënë, unë i kam thënë jo dhe tani më pat thënë unë të shti nëpër gjykata e polici dhe të bjen keq ty, unë i kam thënë shtinum ku duash se unë nuk e bëjë këtë marrëveshje, dhe kur të lind fëmija më ka thënë ta ndërrojë ty, ta jap tjetër kurse atë tonin shkoje e marrë vet pas disa kohe. Unë i kam thënë kjo çka je tu thanë ti është krim…”, ka shkruar ai mes tjerash përcjell Insajderi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.