PENSIONI I DHJETORIT DO TË PAGUHET MË 2 JANAR
Fondi informon se për këtë qëllim janë siguruar 150 milionë euro
Njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse, Fondi i PIO-së tashmë ua ka dorëzuar të gjitha bankave komerciale, duke garantuar që procesi i pagesës të zhvillohet në mënyrë efikase dhe pa vonesa, njofton Fondi.
Fondi i PIO-së i njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se janë siguruar plotësisht mjetet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025. Meqenëse data 1 janar është ditë jopune (festë shtetërore), mjetet do të transferohen në bankat komerciale më 2 janar 2026.
Nga Fondi informojnë se për pagesën e pensioneve janë siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 9.289.521.686 denarë (rreth 150 milionë euro) për gjithsej 340.156 përfitues pensioni.