Ja si ta bësh seksin më të mirë pa klishe, dhe pa“filma porno” në kokë

News

1. Fol, mos supozo
Shumica e dështimeve vijnë nga mendimi “e di çfarë i pëlqen”. Pyetja e thjeshtë “çfarë të bën mirë?” vlen më shumë se çdo teknikë.

2. Mos u ngut
Kënaqësia rritet kur trupi ka kohë. Paraloja s’është formalitet, është gjysma e eksperiencës.

3. Përqendrohu te ndjesitë, jo performanca
Seksi s’është provim. Kur ndalon së menduari “a po bëj mirë?” dhe fillon të ndjesh, gjithçka përmirësohet.

4. Ndrysho ritmin, jo vetëm pozicionet
Ngadalë–shpejt, presion i lehtë–më i fortë, pauza të shkurtra… këto ndikojnë më shumë se akrobacitë.

5. Shiko reagimet, jo telefonin
Frymëmarrja, zëri, lëvizjet e trupit tregojnë më shumë se fjalët. Reago sipas tyre.

6. Ndihu rehat me trupin tënd
Vetëbesimi është seksi. Askush s’është perfekt dhe kjo është në rregull.

7. Pas seksit ka rëndësi
Një përqafim, një fjalë e mirë, qetësi – kjo e lidh përvojën dhe e bën herën tjetër më të mirë.

8. Çdo çift ka “seks të mirë” të vetin
Mos e mat me histori të tjerëve. Ajo që funksionon për ju, është ajo që ka vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *