Ja si u krijua “Xhamadani Vija-Vija”. Mjeshtri i madh Zef Çoba rrëfen takimin me Shkurte Fejzën

news
Advertisement

Mjeshtri i Madh i muzikës shqiptare, Zef Çoba ishte i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”.

Advertisement

Ai foli për artin, me të njëjtin pasion që e karakterizon që nga fillimet e tij.

Mes batutash, profesori ia atribuoi vitalitetin e tij, pavarësisht viteve mbi supe, komunikimit të vazhdueshëm me brezin e ri.

“Arti ma ka bërë jetën të bukur, sot jam edukator i gjeneratave të reja të artistëve”- tha ai, duke i vënë theksin rëndësisë së studimit të artit.

“Arti edukon ndjenjën sociale dhe atë të korrektësisë, është element i rëndësishëm i integritetit”. I pyetur për mendimin e tij për muzikën që të rinjtë bëjnë sot, kompozitori shkodran shpjegoi tendencën e të rinjve për të futur në muzikë problematika të një periudhe të shkurtër kohore, por sipas tij muzika përmban histori shumëvjeçare dhe është më bukur të paraqesësh atë.

“Çdo gjë që është traditë, është institucion, mos e injoroni sepse aty mund të gjeni elemente që te mbështeteni për të ndërtuar të ardhmen”, ishte kjo thirrja që Mjeshtri i Madh i drejtoi artisëve të rinj.

Natyrisht që qyteti i tij i zemrës është Shkodra, por profesor Zefi na tregoi se ka një lidhje shpirtërore të ngushtë edhe me Peshkopinë, aty ku ai ka punuar për 7 vite dhe më pas me Tiranën.

Për sa i përket krijimit të këngës së famshme “Xhamadanin vija-vija” ai na rrëfeu: “Shkurte Fejza ma propozoi, isha shumë i ngarkuar ndaj punuam nga ora 22:00 deri në 04:00 të mëngjesit çdo gjë kishte mbaruar përveç vargut “sa e madhe është Shqipëria” sepse nuk donim të krijonim probleme të karakterit etnik, të mos përcaktonim ku fillonte dhe mbaronte Shqipëria”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *