Jo vetëm nga shtatzënia, këto mund të jenë 6 arsyet e tjera pse po ju vonojnë periodat

news
Advertisement

Vonesa e ciklit menstrual mund të shkaktojë stres tek femrat, të cilat kanë cikël të rregullt, apo janë të shqetësuara nga shtatzënia e papritur.

Advertisement

Gjithsesi, janë mijëra arsye përse ndodh vonesa e ciklit tuaj, për të cilat nuk duhet të shqetësoheni shumë.
Më poshtë mund t’i gjeni 7 arsyet e mundshme për vonesën e periodave dhe nuk bëhet fjalë vetëm për shtatzëninë.

1.Stresi:

Stresi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ciklin menstrual të gruas duke e bërë atë më të gjatë apo më të shkurtër se zakonisht, apo në raste specifike të ndalojë si proces tërësisht për një muaj apo dy.Disa femra tregojnë se përjetojnë dhimbje barku të mëdha gjatë ciklit, kur përjetojnë stresin në të njëjtën kohë.

2.Perimenopauza

Mosha mesatare kur menopauza shfaqet tek femrat është 52 vjeç, atëherë kur femra nuk ka pasur ciklin menstrual për të paktën 12 muaj. Shumë gra përjetojnë simptoma të hershme të menopauzës 10 deri në 15 vite përpara menopauzës. Kjo periudhë njihet si perimenopauza dhe shkakton çrregullim të estrogjenit duke ndikuar automatikisht edhe në ciklin menstrual.

3.Humbja e peshës

Humbja e dukshme e peshës apo stërvitjet intenzive, gjithashtu ndikojnë në ciklin e rregullt. Të qenurit me peshë të vogël apo sasia e ulët e yndyrës në trup, ndryshojnë nivelin e hormoneve, duke i ulur ato në nivele në të cilat ovulimi dhe menstruacionet nuk mund të ndodhin.

4.Obeziteti

Njëlloj si humbja e peshës, edhe mbipesha ndikon në ciklin tuaj. Në rastet kur faktori i kësaj dukurie është obeziteti, do të thotë se femra ka një gjendje shëndetësore jo të mirë, prandaj vizita dhe konsulta e doktorit është mëse e nevojshme.

5.Kontraceptivët oral

Kontraceptivët i ofrojnë gruas një lloj të estrogjenit të kombinuar me progesterone për një kohë të caktuar, duke i dhënë edhe disa ditë të lira nga hormonet. Pikërisht këto ngadalësojnë edhe procesin e ovulimit, prandaj edhe cikli arrin me vonesë.

6.Çrregullimet hormonale

Disa lloje të hormoneve, siç janë prolaktini dhe hormonet tiroide, ndikojnë dukshëm në cikël. Nëse kjo vonesë shkaktohet nga disbalanca hormonale, kjo gjë mund të vërehët me anë të analizës së gjakut. Prandaj, doktori juaj do t’iu ofrojë udhëzimin e tij nëse diçka e tillë shfaqet tek ju

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.