Ju del gjumi çdo natë në të njëjtën orë? Pse ndodh kjo

news
Advertisement

Ju ka ndodhur që të zgjoheni në mes të natës, në të njëjtën orë kur jeni zgjuar kohët e fundit? Nuk jeni të vetmit pasi kjo u ndodh shumë njerëzve. Por cili është shkaku i fenomenit?Sipas ekspertëve, koha kur zgjoheni nuk ka rëndësi. Ka shumë arsye pse mund të zgjoheni në një kohë të caktuar.

Për shembull, apnea e gjumit ose e qara e foshnjës janë situata me të cilat njeriu mund të mësohet. Por këto nuk janë shenja të pagjumësisë dhe as nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se cilësia e gjumit tuaj nuk është e mirë, me kusht që sigurisht të arrini të bini përsëri në gjumë më pas.
Kur bëhet problem zgjimi i natës?
Pra, zgjimi gjatë natës nuk është domosdoshmërisht një problem. Gjëja shqetësuese është zgjimi dhe qëndrimi zgjuar. “Nëse zgjoheni dhe filloni të ndiheni të shqetësuar, me siguri keni aktivizuar sistemin tuaj nervor simpatik, i cili e vë trupin në gatishmëri”, thotë psikologia Alexa Kane.

“Kur kjo ndodh, truri juaj kalon nga gjumi në zgjim. Mendja juaj mund të fillojë të “punojë” dhe rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut mund të rriten. Kjo e bën shumë më të vështirë rikthimin në gjumë”. Ky stres mund të çojë në pagjumësi, e cila është një çrregullim i njohur i gjumit.
Mund të jetë gjithashtu një simptomë e apnesë së gjumit, e cila mund të çojë në ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit. Përveç zgjimit që shkakton, kjo gjendje mund të kufizojë rrjedhën e oksigjenit në mushkëri dhe më pas në pjesën tjetër të trupit, duke prishur ritmin e zemrës.
Simptoma të tjera të apnesë përfshijnë dridhjet e papritura që shpesh shoqërohen me një ndjenjë mbytjeje, gërhitjeje dhe lodhjeje gjatë ditës. Kane thotë: “Nëse keni këto simptoma, drejtohuni tek një specialist. Apnea e patrajtuar mund të çojë në sëmundje të zemrës, diabet, obezitet dhe probleme të tjera”.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.