Kaos në Twitter: Qindra punonjës japin dorëheqjen; kompania mbyll zyrat

news
Advertisement

Kriza me të cilën po përballet Twitter nën udhëheqjen e Elon Musk duket se sa vjen dhe thellohet. Së fundmi, qindra punonjës raportohet se kanë refuzuar kushtet e Musk për të vazhduar punën.

Advertisement

Kompania ka mbyllur përkohësisht zyrat për stafin, ndërkohë që përdoruesit e Twitter kanë nisur të thonë “lamtumirë”. #RIPTwitter, #TwitterDown, Mastodon dhe Myspace ishin të gjitha trend në platformë.

Twitter njoftoi përmes emailit se do të mbyllte “ndërtesat e zyrave” dhe do të çaktivizonte aksesin e stafit në godinat e zyrave deri të hënën, raporton New York Times.

Musk kërkoi që stafi i mbetur të binte dakord të punonte me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largohej. Mediat raportojnë se qindra punonjës nga stafi i mbetur kanë zgjedhur të largohen.

Në radhën e atyre që janë larguar janë edhe shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e defekteve dhe parandalimin e ndërprerjes së shërbimit, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e platformës.

Në internet, njerëzit spekulojnë se Twitter mund të “zhduket” brenda disa orësh ose ditësh.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.