Kasami në Danimarkë për të takuar mërgatën shqiptare

news
Advertisement

Pas fitores së Tetovës për së dyti herë, dhe pas punës për rindërtimin dhe zhvillimin e qytetit të Tetovës, Bilall Kasami do të udhëtojë për një vizitë pune në Kopenhagen të Danimarkës. Nga Lëvizja BESA bëjnë me dije se Kasami pritet të takohet me shumë mërgimtarë shqiptare që jeton atje. Qindra shqiptarë e shqiptare nga qytete të ndryshme të RMV-së po kanë shprehur dëshirë për ta pritur të parin e Lëvizjes BESA. Sipas tyre entuziazmi i mërgatës është rritur pas dy fitoreve radhazi që shënoi ky subjekt ndaj Bashkimin Demokratik për Integrim mbrenda 8 muajve.

Advertisement

Vizita e Kasamit siç mëson portali jonë do të fillojë më 8 shtator në lidhje me investimet që Kasami pretendon ti thith në qytetin e Tetovës ndërsa deri më 11 shtator Bilall Kasami so të vizitojë mërgatën shqiptare në Kopenhagen të Danimarkës. Gjithashtu, Kasami do të takohet me personalitete shqiptare atje, qendra shqiptare, OJQ të ndryshme si dhe klube të ndryshme.

Siç shihet fitorja e Tetovës dhe mposhtja e BDIsë ka mobilizuar të gjithë shqiptarët dhe siç duket është ngjallur shpresa për ndryshim, ndryshim ky i munguar tash e njëzet vite, thonë nga ekipi i Kasamit

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.