Këngëtarja e njohur godet Kurtin: Ikni sa nuk ju pshtyu historia!!

news
Advertisement

Shkruan Liridona Qarri, këngëtare
Albin djalë, pom mungon opozita jote, met thanë t’drejtën ai kryengritësi me gazlotësjellës.E ai heroi që prishke çdo seancë e bojshe nifar gjumbuzi aty sa ishe opozitës, jo pak a brohoritës gjuajtës në shenjë me çka të shkonte përdore.
Qove peshë tanë miletin me protesta e përqeshe kolltuqe e kravata e kerra të zi?

Advertisement

Pa m’thuaj Albin djali, arrite aty ku e bone tanë atë tollovi e hala tavolinat e kuvendit jan të thyeme prej goditjeve tua ,a qenka lehtë në krye të vendit me kon e me pa çfarë do të thotë me marrë përgjegjësi për një vend si ky i joni ?!

Sakoja e mirë a, mirë pot rrinë djalë asllan. E qe besa edhe ka dhjtë badigarda pas teje, me një vallogë kerresh kah po shkon që me bo mos me t’i dëgju sirenat e tua trutë na qet në qytet ,veç me ta hap rrugën lartadhërisë tuaj!

Që kur na erdhe ne krye stomit na u shtuan rastet e dhunimeve e sidomos atyre të femrave në çdo formë të rëndë fizike e psikologjike.
Çka bone ti ? Kurgja, propaganda pollavra kur ma shumë Kosova u përball me dhunë se në këtë qeverisje tënde? Fukarallëk, papunësi edhe ata disa që ishin në punë, ti i hudhe në rrugë pa tu bo dert se si mbijetojnë a nëpër çfarë kanë kaluar deri kanë mbaru atë shkollë që të sigurojnë një punë jetike të paktën, ti um flet për dinjitetin e me lloj lloj tendence kombëtare .

Kur n’Kosovë që nga pas lufta ka më shumë ikje të të rinjëve, kjo ishte politika jote e asaj “bashkimi kombëtar” po me kënd o idealist djali?
Me pleq të braktisun nga fëmijët e emigruar, çdo shtëpi po mbyllet e po mbetët shkret pa njeri në të.

Ti më shet moral përqeshës.
Bone betime ,e nuk lë gurë pa lëvizë vetëm e vetëm që TI të ishe revolucionar i kohës e i historisë, deri aty shkove sa binde edhe diasporën me ardhë met votu se the po ua sjelli pranverën e artë në Kosovë, se na sakatun qeverit paraardhëse.
Zhgënjen një popull të lodhur me halle të rënda sa s’bënë më.

Ik i përulun nëse të ka mbet pak njerëzi, se as diaspora, as politika , as gjipat, s’janë më të rëndësishme se përgjegjësia e të qenurit mbi gjitha NJERI!

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.