Këto rrjete sociale së shpejti do të bëhen me pagesë

news
Advertisement

Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms Inc ka njoftuar se së shpejti do të shtojë veçori të specializuara në Facebook, Instagram dhe WhatsApp për përdoruesit që janë të gatshëm të paguajnë për to. Sipas një raporti, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Advertisement

Kompania dëshiron të ndërtojë veçori me pagesë në aplikacionet e saj të njohura sociale, të cilat kanë miliarda përdorues.

Meta i merr të ardhurat kryesisht nga reklamat. Si Facebook ashtu edhe Instagram kanë një sërë veçorish me pagesë por grupi i ri i veçorive me pagesë mund të ndihmojë Metën të gjejë burime të reja të të ardhurave jo reklamuese pasi biznesi i reklamave ka rënë për shkak të klauzolave ​​të privatësisë së iPhone.

Duhet thëne se edhe platformat e mediave sociale, si Twitter, Snapchat dhe Telegram, kanë lançuar së fundmi veçori që ofrojnë shërbime ekskluzive dhe bonuse të tjera brenda aplikacionit për ata që paguajnë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.