Ka diskutime të pafundme rreth asaj se sa herë duhet t’i lani me të vërtetë flokët, por çfarë ndodh kur i lani ato në mbrëmje?
Disa thonë se ky mund të jetë shkaku i flokëve të cilat bëhen të yndyrshme në mëngjes.
Nuk ka asgjë më frustruese se sa të lahemi në mbrëmje e të zgjohemi të nesërmen me flokë të yndyrshëm në mëngjes.
Ekspertët thonë se gjumi me flokë të lagur nuk është gjëja më e mirë për flokët tuaj, por kjo nuk do të thotë se ato bëhen automatikisht të yndyrshme.
Ajo që ata thonë se ndodh shpesh është se ne nuk u japim flokëve kohën e nevojshme për t’u tharë siç duhet. Për shkak se rrënjët ende nuk janë tharë mjaftueshëm, na bën të zgjohemi në mëngjes me flokë të yndyrshëm.