Kompanitë e mëdha ballafaqohen me krizë energjetike/ Azeski: Kanë rritje të faturave prej 4 deri 6%

news
Advertisement

Edhe kompanitë e mëdha po e ndjejnë krizën energjetike dhe po kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Disa prej tyre e kanë ndërprerë prodhimin, kurse kanë rritje të faturave të rrymës 4 deri në 6 % më shumë se nga fillimi i krizës. Këtë e tregoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, në takimin që 10 kompanitë më të mëdha në vend e patën me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. U vendos që deri të martën kompanitë t’i përpilojnë kërkesat e tyre me qëllim që të mund të ruajnë vendet e punës dhe të funksionojnë.

Advertisement

“Feni tregoi se duhet të vendosë nëse do të aktivizojë prodhimtarinë më 1 tetor, disa thanë që ju përfundojnë marrëveshjet, kështu që kërkesat tek të gjithë janë ndryshe. Megjithatë të gjithë u shprehën se kanë nevojë për mbështetje shtesë për shkak se me konkurrencë në rajon janë në gjendje më të dobët sepse atje kanë çmime të garantuara”.- deklaroi Branko Azeski, Kryetar I Odës Ekonomike Të Rmv-së.

Javë më parë Qeveria arriti marrëveshje me Bullgarinë për ndihmë me energji elektrike me qëllim që të ndihmohet ekonomia dhe kompanitë në vend. Ministri Bekteshi tha se nesër grupet e punës do të udhëtojnë për në Bullgari që të merren vesh për çmimin dhe sasinë e nevojshme të energjisë.

“Të gjitha përpjekjet që i bëjmë, nuk i bëjmë që të kemi çmim sipas bursës HUPEX, që do të thotë se bëjmë përpjekje që të kemi çmim racional që mund t’i përballojnë kompanitë tona që janë në tregun e lirë. Nuk flasim vetëm për sigurim të energjisë elektrike sepse i kemi ato sasi nga importi dhe nuk kemi problem në atë pjesë, problem është pjesa e çmimit”- pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër I Ekonomisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.