Kur nis shpërndarja e BONUSIT për pensionistët? Rama zbulon datën

News

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Njësinë numër 2 në Tiranë për një takim me socialistët, teksa shpjegoi buxhetin e vitit 2026 për bashkinë e Tiranës.

Rama foli për pensionet duke përmendur shifrën 1.7 mld euro në dizpocizion të pensionistëve këtë 4-vjeçar.

Ai shtoi se bonusi i fundvitit do jepet në fillim të dhjetorit.

Ndërkohë, theksoi edhe një herë se rritje pensionesh do ketë çdo janar deri në 2030.

“Është e domosdoshme që secili dhe secila të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranës të shkojnë mirë.

Këto ditë duke folur për buxhetin e Tiranës të flasim për buxhetin kombëtar, më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur që ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët.

Që faktikisht do të zenë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *