Kurora me diamantin legjendar Koh-i-Noor i mbretëreshës Elizabeth dhe mallkimi që qëndron ‘mbi të’…

news
Advertisement

Një ndër gurët më të çmuar dhe xhevahiret më të shtrenjta të Mbretëreshës Elizabeth II është diamanti legjendar Koh-i-Noor.

Advertisement

Pas vdekjes së monarkes disa në Britani kanë kujtuar mallkimin e diamantit legjendar të kurorës dhe faktin që Mbreti Karl nuk duhet ta vendosë atë.

Legjenda thotë se të gjithë njerëzit që zotëronin Koh-i-Noor (malin e dritës) janë mallkuar. Në një dorëshkrim hindu të shekullit të 14-të thuhet se kushdo që ka këtë diamant do të sundojë botën, por do të dijë gjithashtu të gjitha fatkeqësitë e Tokës. Vetëm Zoti ose një grua mund ta veshin atë pa u ndëshkuar.

Koh-i-Noor është një nga diamantet më të çmuara në botë, 105.6 karat dhe pjesë e bizhuterive të kurorës britanike. Koh-i-Noor do të thotë “Mali i Dritës ” në Hindi dhe Persian. Me këtë emër njihet që nga shekulli i 18-të.

Fillimisht, guri kishte një prerje të ngjashme me diamantet e tjerë të epokës së Perandorisë Mughal që gjenden sot në bizhuteritë e kurorës iraniane. Në 1851, Koh-i-Noor u ekspozua në Ekspozitën e Madhe në Londër, por prerja e tij nuk i bëri përshtypje shikuesve. Princi Albert, bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria, urdhëroi që diamanti të riprodhohej në një formë ovale dhe të shkëlqyer.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.