Kurti: Çdo shtet që mbështet Rusinë në këtë luftë të tmerrshme është bashkëfajtor me të

news
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar bombardimet ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të ndodhura të hënën.Kurti, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka thënë se i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve të tjerë në dënimin e sulmit të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë.“I bashkohem SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në mbarë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet ta thotë njëzëri: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti.Një ndër shtetet e vetme evropiane që po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë është Serbia, të cilës aleatët ndërkombëtarë ia kanë kërkuar shkëputjen e bashkëpunimit.Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i ka bërë apel Serbisë që të largohet nga varësia e gazit dhe naftës ruse.

Advertisement

I join the U.S., EU, and our other allies in condemning Russia’s brutal strikes on civilian areas across Ukraine. Today, the democratic world must speak with one voice: Any state that seeks cooperation w/ Russia in the midst of this horrific war is complicit in its consequences.— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.