Ky është dembeli i vitit

news
Advertisement

Në Mal të Zi ka përfunduar gara e 12-të e shtrirjes, e cila tradicionalisht organizohet nga Fshati Etnik Malazez në Brezna. Titullin e ka marrë Zarko Pejanoviq, i njohur si “Knele” nga Podgorica, i cili është shtrirë përafërsisht 55 orë.

Advertisement

– Nuk ishte e vështirë. Më besoni, as nuk jam “ngrohur”… Por nuk kam dashur të shkoj të thyej rekordin. Këtë do ta bëj vitin e ardhshëm, kur të planifikohet gara në të cilën do të marrin pjesë të gjithë fituesit e mëparshëm, tha ai për mediat.
Në konkurs këtë vit morën pjesë nëntë garues, ndërsa të fundit mbetën Pejanoviq dhe Vuk Koljenshiq nga Danilovgrad.

Siç u njoftua jozyrtarisht, ka pasur edhe negociata për ndarjen e titullit, por Pejanoviq ishte i vendosur për të fituar vendin e parë dhe çmimin prej 350 euro.

Rekordin e mban Dubravka Aleksic, gjithashtu nga Podgorica, e cila vitin e kaluar u shtri për 117 orë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.