Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin
Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete
sociale pas ndarjes tragjike nga jeta të bashkëshortit të saj.
Në një postim në Instagram, Arjeta ka ndarë fotografi të Drilonit ku ai
shihet i përqafuar nga dy djemtë e tij.
“Lamtumirë Babi”-, është mbishkrimi që ajo ka shkruar në Instastory. Po
ashtu, “Gjysma e zemrës tem shkoi bashkë me ty sot, o jeta jem bre”.
Driton dhe Naim Morian u vranë nga kunati i tyre, Astrit Isufi në pragun e
shtëpisë. Ata u përfshinë në një konflikt pasi Isufi kishte shkruan ë
shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten.
Kjo e fundit kishte shkuar aty pasi disa ditë më parë kishte ndërruar jetë
babai i saj.
Astrit Isufi dhunonte vazhdimisht motrën e viktimave dhe ajo kishte
kërkuar të ndahej por ai nuk e lejonte duke e kërcënuar.