Marokenët “pushtojnë” qytetin shqiptar duke festuar

news
Advertisement

Maroku ka bërë histori duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Advertisement

Maroku arritën të fitojnë ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë, me rezultat 1:0.

Skuadra e Walid Regraguit kaloi në epërsi në minutën e 43` falë një goditjeje me kokë të Youssef En-Nesyri.

Sulmuesi i Sevillas u ngrit lart në ajër, mbi Ruben Dias dhe portierin Diogo Costa, për të goditur me kokë krosimin e Yahia Attiyat Allah.

Ndeshja më pas u konkretizua me një lojë sulmuese të Portugalisë, mirëpo ata hasën me një mbrojtje mirë të organizuar të marokenëve.

Festa pas fitores së Marokut ishte e madhe, ku nga disa video të dërguara nga ndjekësit e Insajderit, mund të shihet festa e disa marokenëve në rrugët e Preshevës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.