Masaƙra e Reçakut po bëhet film me aktorë të Hollywood-it. Rolin kryesor do ta luajë legjenda e kinematografisë botërore, Robert De Nir
Masakra e Reçakut po bëhet film artistik me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur të Hollywood-it. Rolin kryesor do ta interpretojë legjenda e kinematografisë botërore, Robert De Niro, i cili ka shprehur vlerësimin e tij të thellë për historinë e Kosovës dhe rëndësinë e rrëfimit të së vërtetës për ngjarjet e vitit 1999.
Filmi synon të sjellë para publikut ndërkombëtar dramën njerëzore, dhimbjen, por edhe qëndresën e popullit shqiptar të Kosovës, duke e paraqitur Masakrën e Reçakut në dimensionin e saj historik dhe humanitar. Ky projekt filmik pritet të jetë një dëshmi artistike që do të ndikojë thellë tek publiku dhe do ta vendosë këtë ngjarje tragjike në qendër të kinematografisë botërore.