Mexhiti: BDI-ja ka funksionuar shumë mirë pa Artan Grubin

news
Advertisement

Ish-kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot realizoi takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, përcjell SHENJA. Pas këtij takimi Mexhiti u shpreh se në BDI askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Advertisement

“Mendoj se në mënyrë demokratike, me metoda demokratike, pra t’i zgjedhim këto probleme. Ne nuk kemi diçka personale, kryetari Ahmeti është kryetari jonë. Ne kërkojmë që ai ta ushtrojë autoritetin e tij edhe statutar edhe autoritetin e pakontestueshëm, për ta tejkaluar këtë situatë. Kërkesat janë konkrete. Të kthehet debate brenda subjektit, të mos bëhet debate jashtë partisë, jashtë institucionit. Ne nuk pretendojmë 100%, vetëm ne kemi të drejtë, duam t’i ballafaqojmë argumentet dhe conform konkluzioneve të tejkalohet kjo situtatë”, u shpreh Mexhiti.

Mexhiti më tej shtoi se BDI-ja ka funksionuar shumë mirë pa Artan Grubin.

“Mundet edhe pa ne. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Jo vetëm në BDI por në çfarëdo procesi. Mundet edhe pa Izetin, edhe pa Blerimin edhe pa Musën. Ndërsa për Artanin, mendoj që ka funksionuar BDI-ja pa Artan Grubin, ka funksionuar mirë, sukseshëmm fitore pas fitore dhe ne duam ta kthejmë BDI-në si fituese në kampion shqiptar”, u shpreh Mexhiti. /SHENJA/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.