NASA dhe Space X, marrëveshje për t’i “zgjatur jetën” teleskopit Hubble

news
Advertisement

Një marrëveshje mes NASA-s dhe Space X për teleskopin më të suksesshëm hapësinor Hubble. I lëshuar në orbitë nga një bashkëpunim i NASA-s me Esën në vitin 1990 dhe aktiv deri më sot, ky teleskop ndodhet i pozicionuar në një lartësi pres 535 kilometrash nga Toka.

Advertisement

Përfundimi i misionit të tij ishte parashikuar për në vitin 2037, mirëpo marrëveshja e re më kompaninë e Elon Musk, është e fokusuar pikërisht këtu, për t’i zgjatur jetën edhe rreth 20 vite të tjera. Për këtë duhet spostuar me anë të një anijeje kozmike Dragon të Space X për ta ripozicionuar në orbitën e fazës fillestare të misionit, 600 km nga Toka.

Kjo është një manovër e paeksploruar deri më sot, dhe për këtë arsye është në fazë studimi, që sapo ka nisur dhe do të zgjasë rreth 6 muaj për të vlerësuar mundësitë teknike për ta realizuar në siguri pa dëmtuar teleksopin, bëjnë të ditur drejtuesit e kompanisë Space X.

Marrëveshja e firmosur mes agjencisë hapësinore amerikane dhe një kompanie private, në këtë rast Space X nuk është ekskluzive, çka do të thotë se edhe shoqëri të tjera mund të propozojnë zgjidhje alternative për të përmbushur këtë operacion nëse do të jetë e mundur.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.