Ndërron jetë fudbollisti 23 vjeçar i Shkupit

news
Advertisement

Ish-lojtari i Shkupit, Mariano Ondo Monsuh Angong, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak gjatë një seance stërvitore të kombëtares së Guinesë Ekuatoriale. Ai ishte 23 vjeç.
Në vitin 2018, Mariano Ondo ka luajtur për Shkupin, ku ka bërë vetëm tre paraqitje. Ai ishte përfaqësues i Guinesë Ekuatoriale, për të cilën luajti shtatë ndeshje.

Advertisement

Ai ndërroi jetë ditën e djeshme gjatë stërvitjes së përzgjedhjes së tij ku u sëmur dhe u transferua në spital ku ndërroi jetë.
Ai kishte një transferim të rënë dakord në ligën Trega spanjolle, dhe supozohej të largohej pas disa ditësh.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.