Ndotja e ajrit më e rëndë këtë dimër

news
Advertisement

Mjedisi i shëndetshëm për jetesë është sërish në plan të dytë, këtë herë për shkak të pasigurisë së krizës energjetike dhe inflacionin në rritje. Aktivistët besojnë se këtë vit pritet që qytetarët të jenë më të shqetësuar nëse familjet e tyre do të kenë një shtëpi të ngrohtë për shkak të ndikimit të çmimeve të larta, sesa për ndotjen që do t’i shkaktohet ajrit. Gjatë këtij dimri ka gjasë që ajri të jetë më i ndotur sesa dimrin e mëparshëm për shkak të krizës energjetike, dhe rritjes së përdorimit të naftës dhe qymyrit. Ndonëse qytetarët janë të vetëdijshëm për problemin, aktualisht kanë më shumë frikë nga kostot e larta në shtëpitë e tyre, ndërkohë që hulumtimet tregojnë rezultate shqetësuese nga ekspozimi ndaj ajrit të ndotur. Mjedisi i shëndetshëm për jetesë është sërish në plan të dytë, këtë herë për shkak të pasigurisë së krizës energjetike dhe inflacionin në rritje. Qytetet në Maqedoni janë ndër “rekordmenët botërorë” për ajër të ndotur, përderisa për sezonin e ardhshëm pritshmëritë janë që gjendja me ajrin e ndotur të jetë edhe më e rëndë, duke pasur parasysh paralajmërimet për rritje të përdorimit të naftës dhe thëngjillit. Qytetarët në Maqedoni janë të vetëdijshëm për rreziqet shëndetësore nga ajri i ndotur, por aktivistët besojnë se këtë vit pritet që qytetarët të jenë më të shqetësuar nëse familjet e tyre do të kenë një shtëpi të ngrohtë për shkak të ndikimit të çmimeve të larta. Nga ana tjetër thonë se qeveria po e përdor krizën energjetike si justifikim për problemet mjedisore.

Advertisement

“Qytetarët tashmë janë të prekur nga kriza e madhe financiare dhe rritja e madhe e çmimeve të produkteve ushqimore dhe gjithçka tjetër. Dhe tek ata qytetarë që janë të vetëdijshëm për dëmet e ndotjes së ajrit, kam frikë se kjo vetëdije nuk do të jetë para nevojës për një shtëpi të ngrohtë dhe ushqim për familjet e tyre”, deklaron aktivisti Arianit Xhaferi nga shoqata civile Eko-Guerila, nga Tetova.
Përderisa fokusi është se si të kalojmë dimrin e ashpër, hulumtimet e reja po tregojnë rezultate shqetësuese nga ekspozimi në ajër të ndotur.

Një studim i kryer në Belgjikë dhe Skoci tek nënat jo duhanpirëse tregon rezultate shqetësuese: grimcat toksike nga ndotja e ajrit arrijnë deri në mushkëritë dhe trurin e foshnjave të palindura. Në Maqedoni janë kryer disa studime për ndotjen e ajrit që tregojnë rrezikun për shëndetin e mijëra qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, si grupi më i ndjeshëm sepse organizmi i tyre po zhvillohet dhe ata marrin frymë më shpejtë. Aktualisht, Qeveria po përpiqet të prokurojë sasinë e nevojshme të qymyrit dhe mazutit, për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e bizneseve dhe qytetarëve. Është e paqartë nëse termocentralet do të japin gaz, në të kundërtën do të duhet të përdorin naftë që banorët e Shkupit të kenë ngrohje. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredimi tha se pritet që ndotja e ajrit të rritet këtë dimër. “Do të importojmë naftë dhe qymyr, më e pakta që kërkojmë është që të respektohen standardet për mazutin dhe qymyrin që importojmë. Jemi të vetëdijshëm se institucionet: spitalet, kopshtet, shkollat, janë ndotësit më të mëdhenj. Me shumë mundësi këtë dimër do të ketë rritje të ndotjes”, ka potencuar Nuredini. Ai apelon qytetarët që të kenë kujdes se me çfarë ngrohen, të jenë më efikas dhe të ngrohen me dru dhe pelet që plotësojnë standardet, dhe jo me materiale që lëshojnë lëndë të dëmshme kur digjen. Por sa ka zgjidhje të mundshme në një situatë kur është e sigurt se ndotja e ajrit këtë dimër do të jetë shumë më e lartë.
Xhaferi beson se komunat, pushteti qendror, dhe qytetarët mund të aplikojnë masa të caktuara për zbutje të pjesshme të ndotjes, pasi sipas tij qeveria edhe këtë vit ka vonuar në zgjidhje të problemit.

“Inspektimet komunale duhet vazhdimisht të jenë në terren, dhe të pengojnë qytetarët, dhe kompanitë që të djegin mbeturina, goma, plastika, dhe materiale tjera të dëmshme. Është i domosdoshëm edhe subvencionimi i transportit publik, që qytetarët më pak të përdorin veturat e tyre. Për sa i përket masave afatgjate, duhet të nis instalimi i paneleve diellore dhe fotovoltaikëve, dhe të lehtësohen rrethanat që çdo familje të prodhojë energjinë e saj. Ndihma shtetërore dhe financiare duhet të vihet në dispozicion për të gjitha familjet që do të instalojnë panele diellore dhe fotovoltaikë. Çdo ditë e humbur do të na kushtojë shumë”, tha Xhaferi. Ai gjithashtu shton se shteti duhet të sigurojë rrymë të lirë dhe dru për ngrohje të lira që do të ndotin më pak se qymyri dhe nafta, si dhe përdorimi i vajrave motorikë, plastikës dhe gomave nëpër furra. Mirëpo, Qeveria së fundmi njoftoi zgjatjen e vendosjes së tarifave të gjelbra për derivatet, pra për tarifën mjedisore, për burimet e energjisë që do të aplikohen në të gjitha familjet dhe kompanitë. (koha.mk)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.