Në Nerez të epërm nxënësit ende kanë probleme me transportin

news
Advertisement

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të lagjes Nerez i Epërm të Komunës së Karposhit sërish probleme me transportin. Autobusi me numër 28 thuajse çdo të dytën ditë mungon. Ditët që vjen ndodhë që nxënësit ti lë në gjysmë të rrugës për shkak të defekteve. Mungesa e transportit shpesh herë ka ndikuar që nxënësit e shkollës së mesme të vonohen ose të humbin orë nga mësimi.

Advertisement

“Prej në mëngjes duhet me humb një orë, orën e parë. Prej në pasdite duhet dy orët e fundit ti lëmë që të vijmë deri këtu, në Nerez të Epërm, a është larg 5 kilometra. Pasdite nëse vjen është vështirë se ka qen, larg është. Është vështirë se vet nuk mund të vish, duhet të kesh shoqëri, kur të bëhet ftohtë frikohemi“, u shpreh një nxënëse.

Të revoltuar nga mospërfillja e institucioneve prindërit e fëmijëve thonë se do hidhen në protestë.

“Një dit vjen dy nuk vjen. Këtë herë është problem i rëndë se ekonomia është kritike në gjithë botën. Këtu te ne dikush I dërgon me makinë po dikush edhe naftë nuk ka në makinë se ajo është e shtrenjtë, fëmijët po vuajnë, po shkojnë në këmbë”, tha një prind.

“Prej kur kanë filluar fëmijët në shkollë nuk ka autobus të rregullt. Si po gjinden ato ditë kur nuk vjen autobusi? Ose shkojnë në këmbë ose i dërgon dikush, kush ka makinë. Vetëm të shkosh në Gjorçe, aty ku e kanë garazhin, me ua blloku derën, mos me i leshu, me bë protestë”, u shpreh një prind.

“Kemi bë kërkesë po rezultat nuk ka. Kemi problem me autobusin, kemi problem, fëmijët i merr dhe i le në gjysmë të rrugës, vonohen. Kanë probleme, nuk mund të mbërrijnë në shkollë, arsimtarët nuk ju besojnë, probleme sa të duash, mungesa. Ose duhet me blloku udhën ose të shkojmë para Qytetit të Shkupit”, tha një prind.

Në momentin që ekipi i Tv Alsat po filmonte për këtë problematikë arriti autobusi. Shoferi nuk deshi të flas para kamerës por pranoi të gjitha ankesat e nxënësve dhe prindërve.

“Sa shpesh ndodhë të keni probleme të këtilla? Vazhdimisht. Çdo ditë? Fatkeqësisht, po. A i keni raportuar këto probleme te përgjegjësit? Po, gjithçka dinë, nuk ka makina, makinat janë të vjetra, nuk mirëmbahen, nuk ka pjesë,Prindërit kanë të drejtë, unë qëndroj pas tyre, secili dëshiron të shkoj në punë dhe në shkollë”, u shpreh shoferi i autobusit.

Nga Qyteti i Shkupit nuk morëm përgjigje për këtë problematikë. Njëjtë vepruan edhe nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike./Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.