Shofer traktori vdes në aksident në Kavadar
Një shofer traktori vdiq sot në një aksident në Kavadar, këtë informacion e konfirmoi për MIA-n Antoan Parakeov, kreu i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore në Kavadar. Aksidenti ndodhi në rrugën nga qyteti i Kavadarit në fshatin Drenovë.
– Ekipi ynë mjekësor shkoi në vendngjarje menjëherë pasi u raportua aksidenti. Por, për fat të keq, ata mundën të konfirmonin vetëm vdekjen e një personi mashkull nga fshati, i lindur në vitin 1971. Personi vdiq menjëherë, pasi traktori që po drejtonte u përmbys, shpjegoi Parakeov.