Nesër, më 6 shkurt 2026, për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektro-distributiv, pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Tetovës dhe dy fshatra të kësaj komune, përcjell tetova1
Në periudhën prej orës 09:00 deri në 14:00, ndërprerje të furnizimit me rrymë do të kenë shfrytëzuesit nga një pjesë e qytetit të Tetovës, përkatësisht objektet në rrugën “Aleksandar Zdravkovski”, si dhe një pjesë e rrugës “Vëllezërit Milladinov”.
Po ashtu, pa energji elektrike do të mbeten edhe pjesë të fshatit Poroj, konkretisht objektet pranë lagjes Ciglana te Meda 3, si dhe një pjesë e fshatit Shemshovë.
Bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara, ndërsa furnizimi me energji elektrike pritet të normalizohet pas përfundimit të punimeve./tetova1.mk