Nga mesnata çmime të reja të derivatëve

news
Advertisement

Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit (RKE) do të marrë sot një vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës që do të vlejnë nga sonte në mesnatë.

Advertisement

– Janë plotësuar kushtet paraprake. RKE do të marrë vendim për çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata, tha për MIA-n zëdhënësja e RKE, Marina Uzunov.

Me vendimin e fundit të RKE, të miratuar të hënën, çmimi me pakicë i dizelit është rritur për 1,5 denarë për litër, kurse i naftës për 0,503 denarë për kilogram, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri është ulur për gjysmë denarë për litër. Nga ana tjetër, çmimet e benzinës kanë mbetur të njëjta.

Kështu, EURODIESEL (DV V) kushton 95,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 95 shitet 95,5, EUROSUPER BS – 98 për 98 denarë, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL 1) për 94 denarë për litër, dhe mazuti 53,343 denarë. për kilogram

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.