Ulen çmimet e derivateve të naftës nga mesnata

news
Advertisement

Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1,92% në krahasim me vendimin e datës 02.09.2022.

Advertisement

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 zvogëlohen për 2,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) ulet për 1,50 den/litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 3,00 den/litër.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 0,277 den/kg dhe tani do të arrijë në 52,463 den/kg.

Nga data 6 shtator 2022, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzin motorik EUROSUPER BS – 95 85,50 (dena/litër)

Benzin motorik EUROSUPER BS – 98 88.00 (den/litër)

Karburanti dizel EURODIESEL BS (D-E V) 98.00 (denarë/litër)

Naftë ekstra i lehtë 1 (EL-1) 94,50 (denarë/litër)

Mazut M-1 NS 52,463 (denarë/kilogram)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.