Nis sot në Prishtinë Festivali i kafesë dhe çajit

news
Advertisement

Pas dy vjet pauze, rikthehet të martën në Prishtinë aroma e kafes dhe çajit. Për tri ditë radhazi, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë çajin dhe kafen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Advertisement

Ky është edicionin i 6-të i Festivalit të kafes dhe çajit.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se hapja zyrtare do të bëhet të martën, në orën 10:00, ndërsa festivali do të jetë i hapur çdo ditë sa zgjat ai, deri në orën 21:00.

“Risi në këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brendeve pjesëmarrëse. Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafes dhe çajit si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas njoftimit, do të ketë edhe argëtim për vizitorët nga këngëtarë e DJ të njohur vendorë.

Festivali do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë, më 11, 12 dhe 13 tetor.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.