“Një ditë përpara u shfaq i zemëruar”, “e përjetoi keq..”, dalin detaje për vetëvrasjen e aktorit shqiptar

news
Advertisement

Aktori shqiptar, Florind Belliu ka humbur jetën së bashku me bashëshorten e tij, pasi u hodhën nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Advertisement

Policia po heton të gjitha pistat e mundshme, ku nuk përjashtohet ajo e vrasjes së dyfishtë.

Një burim policor tha për median amerikane se Belliu mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë nxitur edhe incidentin që rezultoi fatal për të dhe bashkëshorten e tij.

Sipas dëshmisë të fqinjëve, çifti ishte gjithmonë i shoqëruar me njëri-tjetrin, por një ditë më parë, aktori është shfaqur i zemëruar.

Andi Llabuti, aktor, koleg dhe mik i Belliut, thotë se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij.

Sipas tij, familjarët i kishin thënë se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Aktivisti i “Nismës Thurje”, Marsel Rupi tha se aktori shqiptar i cili i dha fund jetës, Florind Belliu shkoi në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ëndrrën e tij, aktrimin.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Rupi u shreh se me Belliun kanë qenë studentë në Akademinë e Arteve, teksa shtoi se 35-vjeçari e ushtroi herë pas here profesionin në SHBA.

Kush ishte Florind Belliu, aktori që i fund jetës në mënyrë tragjike në SHBA

Florind Belliu kishte përfunduar Akademinë e Arteve dhe pas studimeve kishte provuar që të angazhohej me disa produksione filmike, por edhe me role episodike në teatër.

Para disa vitesh ai u largua për në Shtetete e Bashkuara të Aamerikës, aty ku me bashkëshorten e tij, Ornelën, tentuan që të nisin një jetë të re.

Në SHBA, Florind Belliu punoi për disa kohë si agjent i pasurive të paluajtshme.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *