Nuk kalon propozimi i Talat Xhaferit, hidhërohet dhe e lëshon mbledhjen

news
Advertisement

Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë.

Advertisement

E në këtë mbledhje veçse kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake.

Siç njofton KlanM Talat Xhaferi, nuk pajtohet me propozimin e Ahmetit, i cili propozoi emrat për Këshillin e përgjithshëm.

Blerimi Bexheti u propozua si Sekretar Organizativ
Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe
Arbana Pasholli për Nënkryetar.
Talat Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar.
E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi.

Kjo mbledhje vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake./KlanMacedonia

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.