Pamje nga atentati i djeshëm në Aeroportin e Rinasit /VIDEO

News

Kanë dalë pamjet nga atentati i djeshëm në Aeropotin e Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Në video shihet se atentarorët kanë pritur objektivin e tyre dhe sapo makina e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit doli nga terminali, ndaj tyre është qëlluar rreth 100 herë me 3 armë, 2 kallashnikovë dhe një pistoletë. Pas breshërisë së kallashnikovëve, makina ku udhëtonte Gilmando Dani shihet se u ndal dhe pak sekonda më vonë pranë saj në këmbë afrohet një prej atentatorëve, që afrohet nga ana e pasagjerit dhe hap sërish zjarr me pistoletë, duke u siguruar se objektivi nuk jetonte më.

Policia beson se atentatorët kanë pasur informacion të saktë si nga Spanja, ashtu edhe nga terminali ku qëndronte e parkuar makina me të cilin udhëtonte Gilmando Dani, për lëvizjet e objektivit.

Ndërkohë, në laboratorin shkencor po ekzaminohen 4 armët e zjarrit të gjetura në mjetin e lënë pas nga atentatorët, si dhe po punohet për të dhëna të vlefshme nga mjeti./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *