Pamje: Si e kapi për fyti futbollisti serb Granit Xhakën?

news
Advertisement

NACIONALEClose button
NACIONALE
Kerko…

Advertisement

POLITIKË
SPORT
KULTURË
OPINION
GLOBALE
SOCIALE
DREJTËSI
PODCAST
VIDEO
NACIONALE
SPORT
Pamje: Si e kapi për fyti futbollisti serb Granit Xhakën?
15 MINUTA MË PARË
nga NACIONALE

Granit Xhaka ishte në shënjestër të provokimeve të shumta të futbollistëve serbë. Pak para fundit të ndeshjes, ai u vërsul nga disa futbollistë serbë duke e kapur për fyti.

Fundi i ndeshjes së djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë nuk ka qenë dosido. Tensione të shumta, provokime nga serbët dhe një acarim nervash – bën që ndeshje të merrta përmasa dramatike.

Gjithsesi, në një moment ishin Milenkovic, Milinkovic dhe Mitrovic që rrethuan Xhakën. Në rastin e portierit të Torinos, Milinkovic, ai u pa duke e kapur për fyti Granit Xhakën, anipse ky i fundit aspak nuk u tregua zmbraps.

Megjithatë, një fotografi e tillë mori vëmendje ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve sportive “Goal” shkroi në rrjetin social “Twitter” se “Xhaka rrezikoi gjithçka” – pikërisht duke iu referuar kësaj fotografie.

Sido që të jetë, në fund Xhaka mori çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe udhëhoqi bashkëlojtarët drejt një triumfi epik. Pra, Xhaka mori gjithçka, ndërsa serbët krejt çka morën ishin një eliminim dhe një sigurim bilete për rikthim të parakohshëm në Serbi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.