Pamjet që shtangën njerëzit – delet lëvizën në mënyrë rrethore për 12 ditë në Kinë

news
Advertisement

Një tufë delesh i shtangu njerëzit pasi “lëvizën në një rreth për 12 ditë të tëra pa u ndalur”.

Advertisement

Pamjet, të xhiruara dy javë më parë në Kinën veriore, tregojnë qindra dele që ndjekin njëra-tjetrën në një rreth të madh.

Pronarja e deleve, Miao pretendon se filloi me disa dele përpara se të bashkohej e gjithë tufa.
Në video, mund të shihen edhe disa dele duke qëndruar plotësisht të palëvizshme, por duke ruajtur ende formën rrethore.

https://metro.co.uk/video/mystery-flock-sheep-circle-continuously-12-days-2818391/?ito=vjs-link

Kur u krijuan boshllëqe të mëdha, kafshët e fermës nuk u shkëputën.

Edhe pse nuk dihet me siguri se çfarë i shkaktoi delet të silleshin në këtë mënyrë, një sëmundje bakteriale e quajtur Listerioza dihet se shkakton kafshët të rrotullohen.
Sëmundja inflamon njërën anë të trurit, kjo është arsyeja pse shpesh vërehet rrethimi dhe ndonjëherë paraliza e anës së prekur. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.