Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e rëndë të fluturimit të nisur nga Luton Airport drejt Tiranës, i cili është detyruar të kthehet mbrapsht për shkak të një situate të papritur shëndetësore në bord.
Sipas burimeve për JOQ Albania, rreth 5 pasagjerë kanë kaluar në gjendje të fikëti gjatë fluturimit, duke shkaktuar alarm nga ekuipazhi dhe pasagjerët e tjerë.
LINK –
Sapo stafi i avionit është njoftuar për gjendjen e të sëmurëve, kapiteni ka marrë vendimin e menjëhershëm të devijimit të avionit dhe të kthimit drejt Londrës, pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana.
Avioni ka zbritur në Londër ku 5 ambulanca po prisnin në pistë për të marrë pasagjerët që u sëmurën gjatë fluturimit.
Deri tani nuk dihet shkaku i vërtetë i gjendjes së fikët tMesazhi 1:
“Une sapo fala me nje familjar timin dhe me tha se jane semurur dukur te 4 persona dhe jane detyruar te kthehen. Kane kaluar gjendje të fikti.”
Mesazhi 2:
“Janë sëmurë në gjysmë të rrugës disa pasagjerë dhe kapiteni na ka thënë do kthehen mbrapsht se Luton është më afër se Tirana. 4–5 pasagjerë u sëmurën.”
Pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës me vonesë, gjë që ka krijuar probleme edhe për udhëtarët që më pas do fluturonin nga Tirana drejt Londrës.
🔍 Ngjarja është ende në hetim dhe priten informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të pasagjerëve.