Pas Balenciagas, edhe Vogue ndërpret bashkëpunimin me Kanye West

news
Advertisement

Shtëpia famshme e modës “Vogue” ka ndërprerë lidhjet me reperin Kanye West, pas një sërë polemikash të kohëve të fundit, duke përfshirë fyerjet e tij antisemite dhe mbështetjen e tij për lëvizjen “White Lives Matter”.

Advertisement

Kanye u tall gjithashtu me një nga redaktoret e modës të Vogue, Gabriella Karefa-Johnson, pasi ajo foli për bluzat e tij “White Lives Matter” në shfaqjen e tij të modës në Paris.

Një zëdhënës i Vogue tha për “Page Six” se as revista dhe as kryeredaktorja e saj, Anna Wintour nuk synojnë të punojnë përsëri me Kanye West.

Kjo vjen pasi shtëpia franceze e modës “Balenciaga” gjithashtu i dha fund marrëdhënies së saj me Kanye, i cili vetëm së fundmi hapi shfaqjen e Balenciaga-s në verën e vitit 2023 gjatë Javës së Modës në Paris.

Kompania mëmë Kering ka thënë se “Balenciaga nuk ka më asnjë lidhje dhe asnjë plan për projektet e ardhshme në lidhje me këtë artist.”

Drejtoresha kreative, Demna Gvasalia është një mikeshë dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Kanye, por fjalët e tij të fundit antisemitike thuhet se kanë bërë që marka të përjashtojë çdo punë të ardhshme me reperin.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.