Pasojat e shiut të mbrëmshëm, flasin qytetarët e prekur

news
Advertisement

“Nga stuhia e mbrëmshme një nga lagjet që ka pësuar më shumë është edhe ajo e Serovës, ku banorët nga oborret, shtëpitë e tyre, por edhe podrumet ujin e kanë nxjerr me kova, duke u përpjekur që të mbrojnë sa më shumë mobiliet dhe të kenë sa më pak dëme. Dëme materiale ka pasur, por fatmirësisht jo të lënduar. Sot ata kanë filluar të lajnë mobiliet të cilat janë ndotur nga uji i papastër që ka vërshuar në shtëpitë e tyre”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Advertisement

Banorët e Serovës na tregojnë për frikën që kanë përjetuar kur kanë parë se uji po vërshonte shtëpitë e tyre, kanë tentuar të mbrojnë pronën, por thonë se janë ndjerë të pafuqishëm kundrejt furisë së natyrës.

“E  di si ka qenë, unë isha vetëm në shtëpi. I gjithë podrumi është mbushur, mbetëm mbrëmë gjithë natën, nuk e nxirrnim dot ujin. Deri këtu ka mbërritur, e mbylla derën, vendosa këto që ta ndaloj pak. Rrezik i madh, tha se shkuam. U trembëm, por çfarë të bëjmë. Ajo na ka bërë, rruga kryesore, e kanë lënë përgjysmë, uji krejt prej atje ka ardhur. E kanë lënë krejt gjysma, puno pak këtu, puno pak aty, le atje. Se çfarë bëjnë Zoti e di. Me ik me dal diku, s’ka këtu, këtu jetë s’ka”, tha Bedri Islami -banor.

“Vetëm kur ka hyrë ujë brenda. U përpoqëm që ta ndalojmë, por nuk mundëm… me motor e me asgjë, hyri brenda u bë katastrofë. Të gjitha rrobat janë prishur shporeti, frigoriferi, kuzhina e të gjitha çka ka brenda. S’kemi ku të flemë. Boll frika e fëmijëve, vetëm kanë bërtitur. Kjo tani, si është prishur ajo rruga, kanë hequr mburojën atje  dhe uji nga Xhon Kenedi ka ardhur i gjithë këndej. Kanal, kanal i gjithi pisllëk”, u shpreh Qerime Azizovska- banore.

“Nuk di çfarë të të them, bija ime, si uji i vardarit të kishte ardhur. Krejt nëpër shtëpi. Deri këtu. Atje po I zbraznim ne  shpejt unë, nusja dhe djali, vetëm hidhnim, por kot përsëri hynte. E mbyllnim derën. U bë katastrofë. Dikur u lodhëm edhe e lam. Çfarë të bëhet le të bëhet”, theksoi Iljaz Azizovski- banor.

Dëmet nga stuhia e një ditë më parë kanë pësuar edhe disa komuna të tjera në kryeqytet ajo Qendër, Aerodrom, Kisella Vodë Gjorçe Petrov, Gazi Babë.
Banorët sot kanë filluar të numërojnë dëmet që kanë pësuar dhe të njëjtat i paraqesin në komunën e tyre.
Komisionet përkatëse për dëmshpërblim do të shqyrtojnë të njëjtat që më pas të kryhet dëmshpërblim për dëmet që kanë pësuar./ Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.