Për herë të parë një shqiptar, prekë shikueshmëri prej 35 milionë në TEDx

news
Advertisement

Për herë të parë një folës nga Ballkani përfundoi në zgjedhjen e redaktorit në kanalin zyrtartë TED në YouTube, duke u renditur në 0,5% e më të mirëve nga 19.700 fjalime në mbarë botën.

Advertisement

Fikret Zendeli, sipërmarrësi zviceranë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut dhe themeluesi i të Premtes Sociale (Social Friday), foli në TEDx Zurich, për të risjellë një formë tjetër të produktivitetit të së premtes. Platforma Social Friday ka për qëllim t’i aktivizojë kompanitë, organizatat dhe universitetet që vullnetarisht t’i dedikohen një kauzë lokale pasditen e të premtes. Kjo ide erdhi si rezultat i një artikulli rreth hulumtimit të bërë nga“British Airways” i cili zbuloi se shumica e nëpunësve nuk janë produktiv gjatë të premteve pasdite, me fokusin që sa më shpejt të mbarojnë me orarin e punës për të filluar fundjaven e tyre.

Një fakt I tillë nxiti Zendelin për të rishpikur të premtet, duke inicuar platformen e tij Social Friday për të bërë bashkë komunitetin për të mirën e përgjithshme.

Me këtë përzgjedhje ngaTEDx, Zendeli bëhet i vetmi shqiptar që ju bashkohet folësve të tjerë të famshëm si Bill Gates, Elon Musk, Al Gore dhe Bill Clinton.

TED Talks është platforma më e famshme përs hkëmbimin e ideve inovative me ndikim global.

Videot TED janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *