Një këmbësor me lëndime të rënda është transportuar në spitalin e vjetër të qytetit, pasi është goditur nga një makinë e drejtuar nga një 50-vjeçar banor i Shkupit në qendër të Shkupit.
Më 10.11.2025 rreth orës 18:40 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Filip i Dytë Maqedonas”, “Dame Gruev” dhe “11 Tetori” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G. Gj. (50) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin P. N. (41) nga Shkupi.
Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.
Me urdhër të prokurorit publik, është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi hetimor i SPB Shkup.