Petkoviç: Nuk e njohim Kosovën, por duhet të mendojmë për serbët në veri

news
Advertisement

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se Beogradi duhet të mendojë për serbët që jetojnë në veri.

Advertisement

Në një intervistë për RTS (Radio Televizioni Serb), Petkoviç u shpreh se Serbia është për paqe dhe siguri në rajon.

Sipas tij, situata në Kosovë nuk është aspak e thjeshtë, duke pasur parasysh se 31 tetori, të cilin kryeministri Albin Kurti e caktoi si afat për riregjistrimin e automjeteve, po afron.

“Me lëvizje të njëanshme ai po mundohet t’ia mjerë jetën popullit tonë në Kosovë, të destabilizojë situatën dhe të bëjë presion mbi presidentin Vuçiq dhe Beogradin”, theksoi ai

Presidenti i Serbisë Alexander Vuçiç ka deklaruar se së fundmi ka pasur një bisedë me përfaqësuesit e Macron, Scholz dhe Lajçak dhe se nga ta ka marrë një propozim për një kornizë krejtësisht të re për bisedimet në Bruksel.

Ai nënvizoi se propozimi duhet të çojë në zgjidhjen përfundimtare të problemit dhe të gjitha çështjeve të pazgjidhura që lidhen me Kosovën.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.