Petrovska takon Mejer dhe Tarkuinton

news
Advertisement

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka takuar sot zëvendësshefin e misionit në Ambasadën Amerikane, Erik Mejer, dhe me atasheun e sapoemëruar në Maqedoninë e Veriut, kolonelin Majkëll Tarkuinto.

Advertisement

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer të mbrojtjes ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, partnerë strategjik dhe aleatë në Aleancë. Petrovska falënderoi për vendimin për të mbështetur zhvillimin e Armatës me 78 milionë dollarë.

“Mbështetja aleate me 78 milionë dollarë do të ndihmojë ndjeshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës, në modernizimin dhe pajisjen e saj, si dhe në zhvillimin e mbrojtjes kibernetike. Së bashku po e ndryshojmë imazhin e Armatës dhe forcojmë sigurinë dhe mbrojtjen kolektive dhe për këtë jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha ministrja në takim.

Zëvendës shefi i misionit Mejer dhe koloneli Tarkuinto thanë se SHBA mbeten të përkushtuar në bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut, e cila është aleate e përkushtuar në Aleancë dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e zonës euroatlantike.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Maqedonisë së Veriut 78 milionë dollarë për pajisje dhe avancim të kapaciteteve të Armatës. Mjetet do të destinohen në projektet e nevojshme që Armata e RMV-së t’i arrijë qëllimet e NATO-s, shkathtësitë. Mjetet do të mundësojnë që në mënyrë edhe më intensive Armata t’i zhvillojë kapacitetet, pra të modernizohet, pajiset dhe të ketë mbrojtje të fuqishme kibernetike.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.