Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej
Protesta do të mbahet para Ministrisë së Brendshme, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Jonada kishte ardhur me pushime në vendlindjen e prindërve të saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetonin në Angli. Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.