Provokim nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë: Për momentin, ushtria jonë nuk ka hyrë në Kosovë

news
Advertisement

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka dalë me një komunikatë për media, pas tensioneve në veri gjë që shkaktoi edhe mbylljen e dy pikave kufitare, Bernjak dhe Jarinje.

Advertisement

Ky dikaster, ka ndjekur vijën e Vuçiqit duke lëshuar një deklaratë provokuese, në të cilën thuhet se “për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative”.

“Ministria e Mbrojtjes njofton se Ushtria Për momentin, Serbia nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, këto zhvillime në veri vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet serbe.

Gjatë tërë ditës kishte përplasje nga distanca mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit, sikurse shumë zyrtarë të tjerë, kanë folur në mënyrë të ashpër kundër vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targa dhe dokumente.

E gjuha e ashpër e Vuçiqit duket t’i ketë ngjallur strukturat paralele e kriminale në veri, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetet kosovare.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga “Lagja e Boshnjakëve” në Mitrovicë, ku dëgjohen sirenat e alarmit.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.