Pse burrat po i tremben gjithnjë e më shumë martesës?

news
Advertisement

Kohët e fundit është vënë re dukuria e rritjes së numrit të burrave që shmangin haptazi martesën. Eshtë e thjeshtë t’i klasifikojmë këta njerëz si thjesht tipa që zgjedhin të mos marrin përsipër përgjegjësi dhe detyrime të reja, por s’është gjithmonë ky rasti. Ka shumë arsye psikologjike dhe sociale që mund t’ju surprizojnë! Si fillim, burrat me siguri e dinë që të martohesh do të thotë të përgjysmosh të drejtat dhe dyfishosh detyrimet, prandaj vazhdojnë ta shmangin, deri atëherë kur s’e shmangin dot më…

Advertisement

1. Sot burrat nuk e ndjejnë presionin e martesës

Në ditët e sotme, burrat nuk ndjejnë presion nga familja apo miqtë për t’u martuar veçanërisht kur janë ende të rinj. Kjo bie në kontraditë me eksperiencën e grave të cilat akoma vazhdojnë të shtyhen dashje pa dashje drejt martesës.

2. Gjithsesi, ka akoma shumë presion kur vjen puna tek propozimi

Në një marrëdhënie heteroseksuale, burrat janë zakonisht ata që i propozojnë partneres dhe kjo mund të jetë për ta eksperiencë e sikletshme dhe stresuese. Thënë këtë, pavetëdija i bën ta shtyjnë momentin e madh sa më shumë të munden…

3. Burrat besojnë teorinë se gratë e kanë të drejtën t’i thonë çfarë duhet të bëjnë, kurse e dashura jo.

Eshtë interesante sesi burrat i frikësohen idesë se pas martesës është gruaja ajo që “do t’i drejtojë” në gjërat që duhen bërë ose jo. Kjo është shumë personale dhe varet nga lloji i marrëdhënies në çift, por ende ekziston steriotipizimi i “gruas” si udhërrëfyese në mendjen e tyre.

4. Zakonisht, burrave u duhet të ndryshojnë sjellje drastikisht pas martesës

Referuar studimeve, si burri ashtu edhe gruaja e ndryshojnë sjelljen pas martese. Gratë pozicionohen në mënyrë të pavetëdijshme si mbrojtëset e familjes dhe marrin përsipër një tjetër status duke qenë se martesa kërkon sakrifica të përditshme. Kjo ndodh edhe nga ana e burrit kur kthehet në bashkëshort. Detyrimet dyfishohen!

5.Burrat i tremben një divorci më shumë sesa të qënit beqar

Burrat nuk kanë frikë nga martesa, ata i tremben një martese të keqe. Njerëzit kanë traumat e tyre familjare, prandaj shpesh është e vështirë për disa të vendosin të lidhin jetën, qëllimet dhe shtëpinë me dikë pa i trembur ideja e një ndarjeje të mundshme.

7. S’janë dhe shumë të qartë për përfitimet që marrin nga martesa

Ata s’e dinë që burrat e martuar fitojnë dhe kursejnë më shumë para në fund të ditës. Ndoshta s’dinë as që martesa luan një rol shumë pozitiv në shëndetin e tyre mendor, redukton vetminë dhe depresionin. Burrat e martuar jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm sesa beqarët.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.