Pse duhej eliminuar politikisht Krerët e UÇK-së?

news
Advertisement

Pse duhej eliminuar politikisht Krerët e UÇK-së?

Advertisement

Shkruan Agron Hoti
Çdo pushtues problemin kryesor e ka me ata që i kthejnë armën. Serbia historikisht problemin kryesor e kishte se si t’i eliminonte çlirimtarët shqiptarë, ose së paku ta mbante sa më të vogël numrin e tyre. Prandaj, i ndiqte vetëm çlirimtarët, i persekutonte, burgoste, i vriste dhe shpesh i zhdukte pa gjurmë. Sepse janë çlirimtarët ata që i prishin balancat, ashtu siç ja kanë prishur Serbisë. Me çlirimtarët në fuqi s’ka marrëveshje që zbatohet. Meqë Serbia nuk ia doli t’i eliminonte çlirimtarët fizikisht, e filloi luftën për eliminim politik të tyre. Vetëm përmes eliminimit politik të çlirimtarëve Serbia e zbaton agjendën e saj në Kosovë. Gjykata Speciale mjeti politik për arritje qëllimi.
Dhe meqë ishin Krerët e UÇK-së ata që nisën luftën çlirimtare në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, atëherë për shkak të potencialit të madh dhe të shpejtë mobilizues që ende kanë për destabilizim rajoni, duhej eliminuar politikisht që të gjithë, për t’i hapur kështu rrugë një fryme politike krejtësisht anti-UÇK, saktësisht siç është sot, në mënyrë që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, pavarësisht epilogut të saj, të mos ia dilte të nxiste pakënaqësi mes shqiptarëve në rajon, e cila potencialisht do të mund të shpërthente në përpjekje për bashkim tërë-shqiptar. Lufta ndaj korrupsionit ishte mjeti i duhur politik për diskreditimin e tyre para syve të qytetarëve, sepse me këtë luftë edhe Kryetari i SHBA-së diskreditohet.
Përmes potencialit mobilizues në rajon Krerët e UÇK-së do të mund të taktizonin kundër Serbisë, një Serbi që për t’u kthyer kah Perëndimi e do me çdo kusht Bosnjëzimin e Kosovës, shuarjen përfundimtare të çështjes së Luginës së Preshevës dhe pengimin e çfarëdo bashkimi eventual gjithëshqiptar. Pa Krerët e UÇK-së potenciali mobilizues është pothuajse zero, sepse strukturat e mobilizimit duan shumë kohë derisa të bëhen. Largimi i masës kritike të të rinjëve nga Kosova është në këtë funksion, që mos të ketë kurrfarë potenciali shpërthyes në rast të ndonjë marrëveshjeje të dëmshme me Serbinë. Prandaj, KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 forcave ushtarake serbe në Kosovë. Nëse pala kosovare nuk e bën Zajednicën, atëherë gjasat që Serbia ta bëjë atë vetë duken më se reale, ngase edhe ashtu sot Veriu i Kosovës është jashtë çdo kontrolli nga ana e jonë. Qofsha i gabuar! A.H.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.