Pse duhet të qeshim?

news
Advertisement

E qeshura mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes. Shumë njerëz që qeshin shpesh kanë dhimbje të reduktuara dhe jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Mendohet se njerëzit që kanë një pikëpamje pozitive për jetën kanë më shumë gjasa të qeshin.
E qeshura çliron endorfinë që na bënë të lumtur dhe sa më të lumtur të jemi, aq më pak dhimbje përjetojmë.
E qeshura e rregullt mund të parandalojë sëmundjet, E qeshura ka shumë dobi shëndetësore dhe një nga efektet kryesore është në sistemin tuaj imunitar.
E qeshura çdo ditë, mund të forcojë sistemin tuaj imunitar, gjë që do të zvogëlojë numrin e infeksioneve

Hulumtimet tregojnë se pas të qeshurit, niveli i stresit bie.
Dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta të qeshura në ditë mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Kur qeshim, djegim kalori, pasi e qeshura është e ngjashme me ushtrimet.
Përderisa qeshim rriten rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut, ndërsa lirohet endorfina.
Një studim i kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt zbuloi se e qeshura djeg kalori.

E qeshura i ndihmon të tjerët të qëndrojnë të shëndetshëm.
Nëse shihni njerëz duke qeshur, shanset janë që do t’ju bëjë të buzëqeshni, edhe nëse nuk jeni të sigurt për kontekstin.
Kjo është për shkak se truri ynë njeh tingujt e të qeshurit dhe përgatit muskujt tanë në fytyrën tonë për t’u bashkuar me lumturinë.
E qeshura është një mënyrë e natyrshme për të komunikuar me të tjerët.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.