Pse s’keni më dëshirë për seks si dikur?

news

Nëse jeni në humor për gjithçka tjetër veç se*ksit, është koha për të menduar seriozisht për veten dhe partnerin. Duke filluar nga pilulat, që e fikin eksitimin, e duke vijuar me disa zakone të përditshme, ka një sërë faktorësh që e vrasin dëshirën tuaj se*ksuale pa e kuptuar ju.

Advertisement

Mbilodhja: Jeni shumë të lodhur për se*ks? Nuk përbën një justifikim, edhe pse shpesh mund të ndikojë. Shumicës së femrave u duhet të presin gjithë ditën për tu shtrirë pranë partnerit të tyre në mbrëmje dhe shpesh pyesin veten se përse nuk ndihen të eksituara. E mira do të ishte të kryenit marrëdhënie gjatë një kohe të ditës kur keni mjaftueshëm energji e jo kur ktheheni nga puna të mbingarkuar me strese dhe jeni të rras*kapitur. Mund të zgjidhni për shembull mëngjesin, pasi zgjoheni të shplodhur ose edhe pasditet e fundjavave, pasi keni bërë një sy gjumë dreke. Përndryshe, nëse ju pëlqejnë më shumë dritat e fikura, provoni të hani një vakt me proteina dhe zarzavate jeshile përpara se të mbylleni në dhomë, pasi proteinat ju japin energji duke ju shtuar dëshirën për s*eks.

Antidepresivët: Hormone si serotina, epinefrina dhe dopamina janë përgjegjësit për eksitimin dhe veprimtarinë s*eksuale. Antidepresivët dhe ilaçe të tjera që na këshillohen nga psikiatri priren të ulin nivelin e këtyre hormoneve, çka shkurton aftësinë për tu eksituar. Por sipas një studimi të vitit 2003, 20 minuta stërvitje intensive mund të nxisin dëshirën se*ksuale tek femrat që hasin probleme për shkak të antidepresivëve.

Ndryshimet në peshë: Tek femrat është diçka e zakonshme që pesha të ndryshojë vazhdimisht; 2-3 kile më pak apo më shumë para apo pas menstruacioneve, ose më shumë, për shkak të shtatzanisë. Pavarësisht shkakut, sipas ekspertëve pesha është një ndër faktorët që ndikojnë më shumë në dëshirën seksuale tek femra, pasi ndikon tek mënyra sesi ajo e sheh veten, se sa tërheqëse ndihet. Nëse ndihesh e fortë, në peshën e duhur, je më e çlirët psikologjikisht për tu ndierë mirë gjatë marrëdhënieve se*ksuale. Ndaj, për një raport më të shëndetshëm seksual, duhet të përpiqeni ta çoni trupin në atë peshë që ju bën të ndiheni s*exy.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.