Punëtori i një marketi kafshon konsumatorin në vesh (VIDEO)

news
Advertisement

Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, me një lidhje direkte është raportuar për një sulm ndaj konsumatorit nga një puntorë i Viva Fresh Store, raporton Gazeta10.

Advertisement

Telefonuesi ka raportuar se punëtori kishte kafshuar në vesh vëllaun e tij dhe menaxheri kishte gënjyer se kanë lajmëruar rastin në polici.

“Pramë ja kom dërgu ni video në Viber me të njëjtin numër, u shku vllau në ni market Viva që është në rrugën Hajrullah Zymi këtu në Fushë Kosovë, ni puntorë i Vivës e ka hongër në vesh me dhëmbë. Edhe në video shihet që e kam marrë inqizimin nga kamerat , jom shku në polici, menaxheri e ka rrjet vllaun se e ka thirrë policinën e nuk po vinë e ai nuk e ka lajmëru policinë hiq. Tash kom denoncu rastin edhe në polici që ata me u merr me këtë rast.”, tha telefonuesi nga Fushë Kosova./Gazeta10.

Punëtori nga marketi kafshon në vesh konsumatorin në Fushë Kosovë (VIDEO)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.