Rama: Raporti i Dick Martyt për Kosovën kurth rus, uroj që Zelensky të mos ketë fatin e Thaçit

news
Advertisement

Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t.

Advertisement

Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende. Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, as Presidenti i Ukrainës, Zelensky, të mos përfundojë në burg.

“E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelen rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti europian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse”, tha ai.

LAJME
Edi Rama: Raporti i Dick Martyt për Kosovën kurth rus, uroj që Zelensky të mos ketë fatin e Thaçit
Demokracia
14:54 | 24 Mars 2023

SHARE:

Në bashkëbisedimin që ka zhvilluar në Londër në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me fjalimin që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t.

Rama u shpreh se do ta bënte sërish këtë pasi mendon se është një kurth rus, i cili vazhdon të funksionojë ende. Rama tha se shpreson që me të njëjtën logjikë që është ndjekur ndaj Hashim Thaçit, as Presidenti i Ukrainës, Zelensky, të mos përfundojë në burg.

“E vërteta është më e rëndësishme sesa mund të mendojnë njerëzit në momentet kur ti e thua. Është një kurth i tërë. Disa njerëz, disa autoritete, disa kolegë të mi, nuk duan ta shohin që nuk ka aspak të bëjë me çështjen në gjykatë. Ka të bëjë me një pjesë të saj, që është mëkati fillestar që ka sjellë këtu, por kjo është e vërteta. Është një kurth rus, kjo është e qartë dhe ju heq kapelen rusëve që kurthi i tyre vazhdon të funksionojë dhe gjithë komuniteti europian, komuniteti demokratik po punon në bazë të një kurthi, sajese ruse”, tha ai.

PROMOTED CONTENT

2 шолји дневно ќе ви ги исчистат вените подобро од таблетите!
Cardione
“Dikush duhet të më thotë ku janë organet që janë hequr nga trupat dhe që janë trafikuar në perëndim. Ku janë? Nuk ka asnjë provë të asnjë lloj veprimtarie të këtij lloji. Ky raport është një turp për Këshillin e Europës. Ky raport është turp për komunitetin europian të vendeve që janë pjesë e Këshillit të Europës. Çfarë pasojash? Kjo është e vërteta. Jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Shpresoj që Zelensky të mos përfundojë në burg një ditë sepse me këtë logjikë… “

Sipas tij, Slobodan Milosheviç u deklarua kriminel lufte, kishte një mandat arresti, ndërkohë që atëherë Hashim Thaçi u pagëzua si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.

“Kështu që ai ishte Zelensky i Kosovës atë kohë. Është në burg. Uroj që Zelensky të mos shkojë në burg një ditë me këtë logjikë për krime lufte. Pra të akuzosh për krime lufte dikë që ka udhëhequr një kryengritje kundër një agresori që kërkonte t’i spastronte etnikisht, si të ishte komandanti i një shteti të organizuar kjo është absurde. Por çfarë qëndron nën të është edhe më tmerruese, që janë akuzat e trafikimit të organeve njerëzore bazuar në disa histori, në Shqipëri, “Shtëpia e Verdhë”… Nuk ka “Shtëpi të Verdhë” nuk ka asgjë. Raporti që thotë njerëzit e fshatit mohuan se kishin parë ndonjë gjë të këtij lloji sepse ishin nën efektin e drogës apo iu ishin ofruar prostituta. Banorëve të fshatit iu ishte ofruar seks për të mbuluar trafikimin e qenieve njerëzore. Për fat të keq u mor si e vërtetë. Do ta bëja edhe njëherë, edhe do ta thoja në çdo rast”, tha Rama./Klan

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.