Duket se afrimiteti i papritur dhe puthjet pasionante mes Dolces dhe Limit nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ish-banorit, Edit.
Edi, i cili vetëm pak javë më parë ishte protagonisti kryesor në krahët e Dolces brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka bërë një reagim thumbues në rrjetet sociale, menjëherë pasi pa skenat intime të “ish-partneres” së tij me Limin.
Përmes një postimi në Instastory, Edi nuk ka kursyer epitetet për Dolcen, duke e cilësuar atë si të paqëndrueshme.
